Prindër dhe të rinjë në Bern kontrolla mjekësore shkollore të detyrueshme; falas ose me shpenzime të prindërve
Bern, 2026 1/2
Albanische Übersetzung des Formulars „Mitteilung an die Eltern und an die Jugendlichen über die obligatorischen schulärztlichen Untersuchungen“ / Ausgabe 2026
Njoftim për prindërit dhe të rinjët mbi kontrollat e obliguara mjekësore shkollore
Të nderuar prindër dhe të rinjë
Në komunat e Kantonit të Bernit, në bazë të përcaktimeve ligjore, ekziston një shërbim mjekësor. Ky kontrollon gjendjet shëndetsore në kopshtet e shtetit dhe private dhe në shkolla gjatë shkollimit të obliguar.
Gjendja shëndetësore e fëmijëve kontrollohet në semestrin e I-rë të vitit të II-të të kopshtit( apo në rastet që nuk frekuentohet kopështi vitin e II-të, kontrolli bëhet në semestrin e I-rë të klasës të I-rë të shkollës fillore) përmes kontrollave (vizitave) mjekësore shkollore. Në anën tjetër të njoftimit gjeni të dhëna mbi vëllimin dhe përmbajtjen e kontrollave. Tek fëmijët, të cilët ndërrojnë shkollën kompensohet kontrolla e cila mungon.
Këto kontrolla mjekësore shkollore janë të detyrueshme. Këto mund të bëhen ose tek mjekja/mjeku i shkollës falas ose tek mjekja/mjeku i shtëpisë në shpenzime të prindërve. Pas bërjes së kontrollës mjekja/mjeku i shtëpisë duhet të lëshojë një vërtetim (shiqo anën e prapme të fletës) se kontrolla është kryer ose të shënojë terminin e parashikuar për kontrollim. Një javë para kontrollës mjekësore shkollore duhet që mjekja/mjeku i shkollës ta ketë këtë vërtetim. Nëse në ditën kur është paraparë kontrolla mjekësore shkollore mjekja/mjeku i shkollës nuk e ka një vërtetim të tillë, ajo/ai do të bëjë kontrollën e detyrueshme mjekësore.
Kontrollave mjekësore shkollore i takon edhe kontrollimi i vaksinimeve. Mjekja/mjeku i shkollës mund të bëj vaksinimin e duhur me pëlqimin tuaj me shkrim. Përndryshe ju këshillohet që vaksinimi i duhur të bëhet tek mjekja/mejku i shtëpisë.
Nëse, me rastin e kontrollës mjekësore shkollore konstatohen çrregullime shëndetësore atëherë do të informoheni nga mjekja/mjeku i shkollës dhe luteni që të lajmëroheni tek mjekja/mjeku i shtëpisë për mjekim dhe shqyrtim. Shërbimi shkollor mjekësor nuk është përgjegjës për shqyrtim dhe mjekim.
Mjekja/mjeku i shkollës ju ësthtë në dispozicion për këshilla në të gjitha pyetjet të cilat kanë të bëjnë me problemet shëndetësore të fëmijës tuaj në lidhje me shkollën.
Vorgesehener Termin der schulärztlichen Untersuchung durch die Schulärztin/den Termini i parashikuar për kontrollën mjekësore shkollore nga mjekja/mjeku i shkollës:
Die Schulärztin/der Schularzt: Mjekja/mjeku i shkollës:
Ky formular duhet të shpërndahet nëpërmjet mësuesëve të shkollës , të paktën një muaj para afatit të përcaktuar nga kontrolli mjekësor nga nëpër shkolla. Gesundheits-, Sozial- und Integrationsdirektion Gesundheitsamt Kantonsärztlicher Dienst Schulärztlicher Dienst
2/2 Bern, 2026 Inhalt der obligatorischen schulärztlichen Untersuchungen gemäss Verordnung vom 1. August 2026 über den schulärztlichen Dienst
Viti i II-të i kopshtit
- Konstatimi i historisë së sëmundjeve me prindër me anë të një pyetsori ose të një bisede;
- Kontrollimi i vaksinave të kryera më parë, sipas nevojës propozimi për vaksinim ose vaksinimi;
- Kontrollimi i syve dhe i të dëgjuarit (Audiometria është e detyrueshme);
- Vlerësimi i gatishmërisë në shkollë në veçanti motorika, gjuha dhe zhvillimi;
- Matja e gjatësisë dhe peshës.
Viti i IV-ërt i shkollës fillore
- Konstatimi i historisë së sëmundjeve me prindër me anë të një pyetsori ose të një bisede;
- Kontrollimi i vaksinave të kryera më parë, sipas nevojës propozimi për vaksinim ose vaksinimi;
- Kontrollimi i syve dhe i të dëgjuarit (Audiometria është e detyrueshme);
- Ekzaminim i sistemit të muskujve, veçanërisht skolioza,thellësia e gallganeve dhe qëndrimi;
- Matja e gjatësisë dhe peshës.
Viti i II-të i shkollës së mesme
- Bisedë me të rinjtë në lidhje me shëndetin dhe sjelljes së tyre kundrejt tij, duke plotësuar një pyetësor.
- Kontrollimi i vaksinave të kryera më parë, sipas nevojës propozimi për vaksinim ose vaksinimi;
- Kontrollimi i syve dhe i të dëgjuarit (Audiometria është e detyrueshme);
- Matja e shtypjes së gjakut duke marrë parasysh shtypjen e lartë.
- Matja e gjatësisë dhe peshës.
Sipas dëshirës dhe me pëlqimin e prindërve ose të rinjëve mjekja/mjeku i shkollës mund të bëj kontrolla plotësuese fizike ose të këshilloj në rast problemesh. …………………………………………………………………………………………………………………………………… Bestätigung der Hausärztin/des Hausarztes über die schulärztliche Untersuchung, die wie oben beschrieben durchzuführen ist: Konfirmim nga mjeku i përgjithshëm në lidhje me kontrollin mjekësor shkollor, i cili duhet të kryhet siç është përshkruar më lart.: Hiermit bestätige ich, dass ich die obligatorische schulärztliche Untersuchung gemäss Verordnung vom 1. August 2026 über den schulärztlichen Dienst bei Name: ________________________________ Geburtsdatum: _________________________ Vorname: _____________________________ Klasse_____ Schulhaus: ________________ Name/Vorname der Eltern: _______________________________________________________ Adresse: _____________________________________________________________________ durchgeführt habe oder am _________________________ durchführen werde.
Ort und Datum: Stempel und Unterschrift
der Hausärztin/des Hausarztes: