---
title: "Prindër dhe të rinjë në Bern kontrolla mjekësore shkollore të detyrueshme; falas ose me shpenzime të prindërve"
sdDatePublished: "2026-08-13T12:39:00Z"
source: "https://www.gsi.be.ch/content/dam/gsi/dokumente-bilder/de/themen/gesundheit/krankheiten-impfungen/schulaerztlicher-dienst/mitteilung-082026-albanisch.pdf"
topics:
  - name: "health"
    identifier: "medtop:07000000"
  - name: "education"
    identifier: "medtop:05000000"
  - name: "health treatment and procedure"
    identifier: "medtop:20000464"
  - name: "healthcare policy"
    identifier: "medtop:20000479"
  - name: "students"
    identifier: "medtop:20000415"
locations:
  - "Bern"
---


Prindër dhe të rinjë në Bern kontrolla mjekësore shkollore të detyrueshme; falas ose me shpenzime të prindërve

Bern, 2026
1/2

Albanische Übersetzung des Formulars „Mitteilung an die Eltern und an die Jugendlichen über die
obligatorischen schulärztlichen Untersuchungen“ / Ausgabe 2026

Njoftim për prindërit dhe të rinjët mbi kontrollat e obliguara mjekësore
shkollore

Të nderuar prindër dhe të rinjë

Në komunat e Kantonit të Bernit, në bazë të përcaktimeve ligjore, ekziston një shërbim mjekësor. Ky
kontrollon gjendjet shëndetsore në kopshtet e shtetit dhe private dhe në shkolla gjatë shkollimit të
obliguar.

Gjendja shëndetësore e fëmijëve kontrollohet në semestrin e I-rë të vitit të II-të të kopshtit( apo në
rastet që nuk frekuentohet kopështi vitin e II-të, kontrolli bëhet në semestrin e I-rë të klasës të I-rë të
shkollës fillore) përmes kontrollave (vizitave) mjekësore shkollore. Në anën tjetër të njoftimit gjeni të
dhëna mbi vëllimin dhe përmbajtjen e kontrollave. Tek fëmijët, të cilët ndërrojnë shkollën
kompensohet kontrolla e cila mungon.

Këto kontrolla mjekësore shkollore janë të detyrueshme. Këto mund të bëhen ose tek mjekja/mjeku i
shkollës falas ose tek mjekja/mjeku i shtëpisë në shpenzime të prindërve. Pas bërjes së kontrollës
mjekja/mjeku i shtëpisë duhet të lëshojë një vërtetim (shiqo anën e prapme të fletës) se kontrolla
është kryer ose të shënojë terminin e parashikuar për kontrollim. Një javë para kontrollës
mjekësore shkollore duhet që mjekja/mjeku i shkollës ta ketë këtë vërtetim. Nëse në ditën kur
është paraparë kontrolla mjekësore shkollore mjekja/mjeku i shkollës nuk e ka një vërtetim të
tillë, ajo/ai do të bëjë kontrollën e detyrueshme mjekësore.

Kontrollave mjekësore shkollore i takon edhe kontrollimi i vaksinimeve. Mjekja/mjeku i shkollës
mund të bëj vaksinimin e duhur me pëlqimin tuaj me shkrim. Përndryshe ju këshillohet që vaksinimi i
duhur të bëhet tek mjekja/mejku i shtëpisë.

Nëse, me rastin e kontrollës mjekësore shkollore konstatohen çrregullime shëndetësore atëherë do
të informoheni nga mjekja/mjeku i shkollës dhe luteni që të lajmëroheni tek mjekja/mjeku i shtëpisë
për mjekim dhe shqyrtim. Shërbimi shkollor mjekësor nuk është përgjegjës për shqyrtim dhe mjekim.

Mjekja/mjeku i shkollës ju ësthtë në dispozicion për këshilla në të gjitha pyetjet të cilat kanë të bëjnë
me problemet shëndetësore të fëmijës tuaj në lidhje me shkollën.

Vorgesehener Termin der schulärztlichen
Untersuchung durch die Schulärztin/den Termini
i parashikuar për kontrollën mjekësore shkollore
nga mjekja/mjeku i shkollës:

_____________________________________
Die Schulärztin/der Schularzt:
Mjekja/mjeku i shkollës:

Ky formular duhet të shpërndahet nëpërmjet mësuesëve të shkollës , të paktën një muaj para
afatit të përcaktuar nga kontrolli mjekësor nga nëpër shkolla.
Gesundheits-, Sozial- und Integrationsdirektion
Gesundheitsamt
Kantonsärztlicher Dienst
Schulärztlicher Dienst

2/2
Bern, 2026
Inhalt der obligatorischen schulärztlichen Untersuchungen gemäss Verordnung vom 1.
August 2026 über den schulärztlichen Dienst

Viti i II-të i kopshtit
- Konstatimi i historisë së sëmundjeve me prindër me anë të një
pyetsori ose të një bisede;
- Kontrollimi i vaksinave të kryera më parë, sipas nevojës propozimi
për vaksinim ose vaksinimi;
- Kontrollimi i syve dhe i të dëgjuarit (Audiometria është e
detyrueshme);
- Vlerësimi i gatishmërisë në shkollë në veçanti motorika, gjuha dhe
zhvillimi;
- Matja e gjatësisë dhe peshës.

Viti i IV-ërt i
shkollës fillore
- Konstatimi i historisë së sëmundjeve me prindër me anë të një
pyetsori ose të një bisede;
- Kontrollimi i vaksinave të kryera më parë, sipas nevojës propozimi
për vaksinim ose vaksinimi;
- Kontrollimi i syve dhe i të dëgjuarit (Audiometria është e
detyrueshme);
- Ekzaminim i sistemit të muskujve, veçanërisht skolioza,thellësia e
gallganeve dhe qëndrimi;
- Matja e gjatësisë dhe peshës.

Viti i II-të i shkollës
së mesme
- Bisedë me të rinjtë në lidhje me shëndetin dhe sjelljes së tyre
kundrejt tij, duke plotësuar një pyetësor.
- Kontrollimi i vaksinave të kryera më parë, sipas nevojës propozimi
për vaksinim ose vaksinimi;
- Kontrollimi i syve dhe i të dëgjuarit (Audiometria është e
detyrueshme);
- Matja e shtypjes së gjakut duke marrë parasysh shtypjen e lartë.
- Matja e gjatësisë dhe peshës.

Sipas dëshirës dhe me pëlqimin e prindërve ose të rinjëve mjekja/mjeku i shkollës mund të bëj
kontrolla plotësuese fizike ose të këshilloj në rast problemesh.
...................................................................................................................................................... 
Bestätigung der Hausärztin/des Hausarztes über die schulärztliche Untersuchung, die wie
oben beschrieben durchzuführen ist:
*Konfirmim nga mjeku i përgjithshëm në lidhje me kontrollin mjekësor shkollor, i cili duhet të kryhet siç është përshkruar më
lart.:*
Hiermit bestätige ich, dass ich die obligatorische schulärztliche Untersuchung gemäss Verordnung
vom 1. August 2026 über den schulärztlichen Dienst bei
Name: ________________________________
Geburtsdatum: _________________________
Vorname: _____________________________
Klasse_____ Schulhaus: ________________
Name/Vorname der Eltern: _______________________________________________________
Adresse: _____________________________________________________________________

durchgeführt habe oder

am _________________________ durchführen werde.

Ort und Datum:
Stempel und Unterschrift

der Hausärztin/des Hausarztes: